Ballina Aktivitete Publikime
Prania e NATO-s në Kosovë - Implikimet nga reduktimi i trupave të KFOR-it dhe proceset politike thelbësore
Prishtinë, 23 maj 2011

Klubi për Politikë të Jashtme ka promovuar publikimin Prania e NATO-s në Kosovë - Implikimet nga reduktimi i trupave të KFOR-it dhe proceset politike thelbësore në një konferencë për gazetarë të mbajtur të hënën, më 23 maj, në selinë e KPJ-së në Prishtinë.

Që nga viti 2000, NATO-ja në vazhdimësi e ka reduktuar praninë e trupave të KFOR-it në përputhje me kontekstin politik dhe të sigurisë në Kosovë. Në tetor 2010, NATO bëri të ditur planet për reduktimin e pranisë së KFOR-it nga më pak se 10,000 trupa në 5,500, ndërkohë që deklaron se çfarëdo zvogëlimi po kryhet në përputhje me vlerësimin e vazhdueshëm të kontekstit të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe në bazë të përkrahjes dhe ruajtjes së një mjedisi të sigurtë dhe të siguruar për Kosovën, mjedis që ofron liri të lëvizjes sipas nevojës dhe monitorim të kufijve. Sekretari Gjeneral i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, në gusht 2009 pati thënë që Me përfundimin e mandatit tim dua të shoh që KFOR-i të reduktohet vetëm në një forcë të vogël reaguese ose të largohet në tërësi. Përkundër pohimeve se reduktimet e trupave bëhen në përputhje me vlerësimin e vazhdueshëm të kontekstit të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është e rëndësishme të theksohen të metat strukturore në Kosovë që domosdo kanë implikime në gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe rajon. Ky punim reflekton mbi 4 sfida thelbësore të cilat duhet marrë parasysh në vlerësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë në raport me procesin e reduktimit të trupave të NATO-s. Ato janë : -a- gjendja në veri, -b- marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, -c- perspektiva evroatlantike e Kosovës dhe -d- zhvillimi i kapaciteteve të sigurisë tek të cilat do të transferoheshin përgjegjësitë. Prandaj, procesi i reduktimit të trupave të NATO-s në Kosovë duhet ti nenshtrohet një numri parakushtesh që dalin si të domosdoshme për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Shkarko raportin: Prania e NATO-s në Kosovë


11 Shkurt 2010
Takim miqësh

12 Shkurt 201
Konferenca për Sport

23 Shkurt 2010
Konferencë


Shtetet e papërfunduara
Konferenca e EUISS mbi Ballkanin Perëndimor - Paris, 24 janar 2011


Unfinished states
EUISS conference on Western Balkans, Paris 24 January 2011


E ARDHMJA E PASIGURT EVROPIANE E KOSOVËS
Janar 2010

Bisedimet te jene koncesuale dhe te mbikqyrura nga Kuvendi
Prishtine, 26 shkurt 2011
KPJ konsideron se Kuvendi i Kosovës është vendi ku procesi negociator duhet fillimisht të diskutohet e më pas të aprovohet fillimi i tij.

NA SHPETONI NGA KJO MARREZI!
Prishtinë, 21 shkurt 2011
Dhe kur duket se gjerat nuk kanë si të shkojnë më keq, z. Thaçi vendosë ti përkeqësojë edhe më shumë. Përkundër udhëzimeve të qarta të vendeve mike ai merr vendimin për ta nominuar z. Behgjet Pacolli për kryetar të Kosovës, si pjesë e marrëveshjes për krijimin e koalicionit. Dhe në vend të debatit të natyrshëm për heqjen e vet z. Thaçi nga pozita udhëheqëse si pasojë e problemeve serioze që po ia shkakton vendit, debati bastardohet duke zyrtarizuar një kandidaturë të çmendur për të parin e vendit.

Ftesë për gazetarët për aplikim
Prishtinë, 6 janar 2011
Punëtori mbi rolin e gazetarëve dhe të mediave në parandalimin e konfliktit dhe në ndërtimin e paqes në Kosovë, Athinë, 9-12 mars 2011